Ndërlidhjet

Koreja e Veriut teston dy raketa


Koreja e Veriut ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi duke ngritur tensionet në rajon dhe duke shkelur, kështu, sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët e mbrojtjes së Koresë së Jugut kanë thënë se Pheniani ka hedhur dy raketa në drejtim të detit, të cilat pas 100 kilometrave kanë rënë në det.

Mediat jugkoreane thanë se Koreja e Veriut do të mund të testojë disa raketa me rreze të mesme veprimi në ditët në vijim.
XS
SM
MD
LG