Ndërlidhjet

Kaidanov: SHBA vazhdon mbështetjen për Kosovën


Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina Kajdanov, ka ritheksuar mbështetjen e Uashingtonit për zhvillimet e ardhshme në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë edhe në të ardhmen përkrah institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës”, tha ambasadorja Kaidanov, duke e siguruar presidentin Fatmir Sejdiu për mbështetjen e fuqishme për Kosovën në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Këto komente Kaidanov i bëri gjatë një ceremonie, ku nga presidenti Sejdiu u dekorua me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë, e cila u jepet qytetarëve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve që kontribuojnë në shërbimet civile të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG