Ndërlidhjet

SHBA: U shënua Dita e Pavarësisë


Në mbarë Shtetet e Bashkuara, me manifestime të ndryshme, është festuar Dita e Pavarësisë.

Dita e Pavarësisë, 4 korriku, në Nju Jork është shënuar me fishekzjarret më të mëdha, që ndonjëherë janë parë në Shtetet e Bashkuara, e që janë ndjekur nga miliona njerëz përgjatë lumit Hadson.

Në Uashington manifestimet kanë filluar me një paradë përgjatë Bulevardit të Kushtetutës dhe kanë përfunduar me fishekzjarre në Monumentin e Uashingtonit.

Megjithatë, kriza ekonomike i ka detyruar disa vende më të vogla në Shetet e Bashkuara, që manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë, të jenë më modeste apo edhe të anulohen krejtësisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG