Ndërlidhjet

Kabul: U rrëmbyen 16 punëtorë të OKB


Policia ka njoftuar se persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë rrëmbyer 16 afganë, që punonin për Kombet e Bashkuara, në pjesën lindore të këtij vendi.

Në njoftim thuhet se ata janë zënë derisa po udhëtonin nga provinca Kost në atë Paktia, mbrëmë vonë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbim, por kohët e fundit ka pasur rritje të rrëmbimeve nga kryengritësit talibanë dhe bandat kriminale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG