Ndërlidhjet

Protestë masive në Ksinjang


Raportet thonë se qindra kinezë të armatosur me shkopinj kanë parakaluar në Urumqi, kryeqytetin e rajonit mysliman Ksinjang në Kinë, ku nga trazirat e së dielës janë vrarë 156 njerëz dhe plagosur më se 800 të tjerë.

Bëhet e ditur se protestuesit e grupit dominues etnik në Kinë, kanë thyer dyqanet e ujgurëve.

Ndërkohë, thuhet se policia ka përdorur gazin lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit kinezë, të cilët po hedhnin me gurë.

Më herët, rreth 200 ujgurë organizuan protesta të reja në Urumqi, pas lajmit për arrestimin e më shumë se 1400 personave në lidhje me trazirat e së dielës.

Komisionerja e lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, tha se është alarmuar për një numër të lartë të viktimave, pas trazirave të së dielës në Urumqi dhe për shkak të raporteve të vazhdueshme që flasin për tensione të larta dhe trazira.

Pilaj u bëri thirrje për përmbajtje të gjitha palëve të përfshira në këto ngjarje.
XS
SM
MD
LG