Ndërlidhjet

Komiteti i Senatit amerikan konfirmon ambasadorin në Kosovë


Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar nominimet e presidentit Barak Obama për ambasadorët e rinj në disa vende.

Në mesin e tyre është edhe ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Kristofer Uilliam Dell.

Pos tij, Komiteti konfirmoi edhe ambasadorët në Danimarkë, Oman, Rumani dhe Tunizi.

Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Senati duhet t’i konfirmojë të nominuarit për ambasadorë, për të cilët së pari diskutohet në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG