Ndërlidhjet

BE-ja nominon Baroson për president të KE-së


Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë nominuar formalisht Hose Manuel Baroson për një mandat të dytë për postin e presidentit të Komisionit Evropian.

Kryeministri suedez, Frederik Rajnfeld, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-së, tha se të gjithë krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar “unanimisht” për këtë nominim.

Vendimi erdhi pas të ashtuquajturës “procedurë të heshtjes” me kohëzgjatje 48 orëshe, gjatë së cilës asnjë nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kundërshtoi nominimin e Barosos për një mandat të dytë.

Vendimi formalizon marrëveshjen politike të arritur gjatë samitit, i cili u mbajt më 18-19 qershor.

Tani nominimi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG