Ndërlidhjet

Thaçi: Njohja e Kosovës në favor të paqës në rajon


Ditën e dytë të samitit të vendeve të Evropës Juglindore në Kroaci që po mbahet në Dubrovnik ka folur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Në fjalën e tij ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, pas luftrave në të kaluarën, hedhin posht dhunën dhe akceptojnë paqen dhe stabilitetin.
Thaçi ka përkujtuar se Kosovën e kanë njohur 61 vende dhe ka ftuar vendet tjera të njohin pavarësinë, sepse kështu i kontribuojn paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit. Para pjesmarrësve të samitit, Thaçi ka thënë se Kosova është shtet demokratik, i lirë dhe multietnik në të cilin të gjithë qytetarët janë të barabartë.
Në këtë takim nuk është duke marrë pjesë përfaqësuesi i Serbisë, përkatësisht ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, pasi që mikëpritësi nuk i kishte lejuar fjalën në hapje të samitit, por edhe për shkak të formatit të delegacionit kosovar.
XS
SM
MD
LG