Ndërlidhjet

Pakistan: 20 të vrarë gjatë përleshjeve


Nga përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve janë vrarë së paku 20 njerëz në rajonin Bajur në veriperëndim të Pakistanit, të cilin ushtria pretendonte se e ka pastruar nga rebelët në fillim të këtij viti.

Një zyrtar lokal, Xhamil Kan, tha se luftimet kanë ndodhur në Luginën Çarmang, ku militantët talibanë i dolën në pritë një karvani të ushtrisë.

Katër rebelë dhe dy ushtarë u vranë në këtë sulm.

Më vonë, ushtria hyri në këtë zonë me helikopter dhe artileri ushtarake duke vrarë më shumë se 10 militantë.

Ky incident ndodhi më pak se 24 orë pasi dhjetëra militantë sulmuan një bazë policore dhe vranë katër oficerëve në Khar, qytetin kryesor në Bajur.

XS
SM
MD
LG