Ndërlidhjet

Erdogan: Në Sindijang është bërë formë e gjenocidit


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se në krahinën kineze Sindijang, e banuar me ujgurë, ka ndodhur “një formë e gjenocidit”.

“Ngjarja që ka ndodhur në Kinë është një formë e gjenocidit dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta komentuar”, ka thënë Erdogan pas kthimit në Stamboll nga samiti i G8-tës.

“Atje është bërë krim, janë vrarë qindra veta, ndërsa 1 mijë janë plagosur. E kemi vështirë ta kuptojm që qeveria kineze para zhvillimeve të tilla të mbetet vetëm vëzhguese”, ka thënë Erdogan.

Ankaraja mbështet sovranitetin kinez ndaj Sindijangut, por mbanë lidhje kulturore me ujgurët. Shumë prej ujgurëve kanë emigruar në Turqi.

XS
SM
MD
LG