Ndërlidhjet

Irani paralajmëron 12 ekzekutime


Kreu i gjyqësorit të provincës juglindore Sistan Baluçistan në Iran, Ebrahim Hamidi, tha se 12 anëtarë të grupit të rebelëve sunitë do të ekzekutohen me varje në fund të javës.

12 personat në fjalë janë anëtarë të grupit Xhundallah, në përbërjen e të cilit është dhe Abdul Hamid Rigi, vëllau i liderit të këtij grupi, Abdolmalik Rigi.

Autoritetet iraniane fajësojnë grupin Xhundallah për thellimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet shumicës shiite dhe pakicës sunite në Iran, për trafikim të drogës dhe rrëmbime të ndryshme.
XS
SM
MD
LG