Ndërlidhjet

BE dhe Turqia - marrëveshje për gazin


Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Turqia, pritet të nënshkruajn të hënën marrëveshje ndërqeveritare për projektin e tubacionit të gazit natyror.

Ky projekt do të jetë i rëndësishëm pas mosmarrëveshjeve për gazin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në fillim të këtij viti, me ç’ rast është vënë në rrezik furnizimi me gazë për Evropën.

Përfaqësuesit nga Turqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Austria, pesë vende nëpër të cilin është planifikuar që të kaloj tubacioni i gazit pritet të nënshkruajn marrëveshje në kryeqytetin e Turqisë Ankara. Gjermania po ashtu është partnere e këtij projekti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG