Ndërlidhjet

ICHR: 34 të vrarë gjatë trazirave në Irak


Një organizatë perëndimore për të drejta të njeriut tha se numri i njerëzve të vrarë gjatë trazirave paszgjedhore në Iran është më i madh sesa që kanë pretenduar autoritetet e këtij vendi.

Fushata Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut në Iran (ICHR) tha se trupat e 34 demonstruesve ishin vendosur në morgjet e tri spitaleve në Teheran, më 20 qershor.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se 10 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 100 plagosur gjatë demonstratave, ndërsa mediat shtetërore raportonin për 20 të vrarë gjatë trazirave paszgjedhore.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, tha javën e kaluar se gjatë trazirave në Teheran janë vrarë 100 protestues.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG