Ndërlidhjet

Floridë: U lansua anija kozmike Endevër


Agjencia e Shteteve të Bashkuara për gjithësi, NASA, e ka lansuar anijen Endevër nga Qendra Kozmike Kenedi, në Floridë.

Anija së bashku me 7 anëtarë të ekuipazhit, u nis për në gjithësi mbrëmë vonë, pasi më parë, pesë herë ishte shtyrë lansimi për shkak të disa problemeve teknike dhe motit të ligë.

Endevër është nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ku e dërgon pjesën e fundit të një laboratori japonez për eksperimente në kushte të jashtme.

Lansimi u bë në prag të shënimit të 40 vjetorit, të hapit të parë të njeriut në Hënë, që e bëri kozmonauti amerikan, Nil Armstrong.
XS
SM
MD
LG