Ndërlidhjet

Klinton: SHBA është për bisedime me Iranin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara të zhvillojnë dialog me Iranin.

Duke folur para Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme në Uashington, zonja Klinton, pos tjerash, tha:

- As presidenti e as unë nuk kemi iluzione se dialogu me Republikën Islamike të Iranit do të jetë i suksesshëm. Gjasët për këtë gjë janë zbehur në javët pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit. Ne kuptojmë se është e rëndësishme t’i japim një ofertë për bashkëpunim Iranit dhe liderëve të tij, të cilët duhet të zgjedhin se a duan të jenë pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare apo duan ta vazhdojnë rrugën e izolimit. Bisedimet direkte janë mënyra më e mirë për ta paraqitur dhe sqaruar këtë zgjedhje, tha Klinton.

Ajo tha se Uashingtoni synon “të qëndroj për të drejtat e njeriut në çdo vend”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG