Ndërlidhjet

KS: Listë e sanksioneve ndaj Phenianit


Komiteti i Këshilllit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksionet kundër Koresë Veriore është pajtuar që lista e firmave, të individëve dhe të pronave të jetë poashtu në shënjestër të sanksioneve, citon agjencia e lajmeve Reuters një burim anonim në OKB.

Ky diplomat citohet të ketë thënë se sanksionet do të zbatohen te pesë kompani dhe pesë individë korean dhe dy objekte që lidhen me armatim.

Komiteti, ku përfaqësohen të gjitha 15 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit, ka mbajtur të mërkurën një takim mbi këtë çështje, i cili ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Këshilli i Sigurimit ka miratuar më 12 qershor një rezolutë, me të cilën u zgjeruan sanksionet ndaj Koresë Veriore, për shkak të testit të kryer bërthamor më 25 maj.
XS
SM
MD
LG