Ndërlidhjet

Gejts: SHBA të tregojnë progres në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, duhet të tregojnë progres deri në verën e ardhshme, për ta evituar perceptimin e opinionit se në këtë konflikt nuk mund të fitohet.

Mëtutje, zoti Gejts i tha së përditshmes, Los Anxhelos Tajms, se fitorja kundër talibanëve në Afganistan, është “perspektivë afatgjate” dhe se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta fitojnë luftën për një vit.

Megjithatë, sipas tij, ushtria amerikane duhet të filloj ta kthejë situatën brenda një viti ose ballafaqohet me humbjen e mbështetjes së opinionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG