Ndërlidhjet

Selanik: U arrestuan trafikantët e njerëzve


Policia në qytetin e Selanikut, në Greqi, ka njoftuar se i ka arrestuar udhëheqësat e “operacionit më të madh të trafikimit të imigrantëve në Ballkan”.

Me këtë rast, u tha se policia ka arrestuar dy taksistë grekë të moshës 51 dhe 56 vjeçare, afër Selanikut, së bashku me tetë imigrantë kinezë. Emrat e grekëve nuk janë publikuar.

Shefi i policisë së Selanikut, Trifun Kukios, tha se për këtë arrestim, policia greke “ka bashkëpunuar me Beogradin dhe Shkupin, prej shtatorit të vitit 2008, për ta ndalur operacionin e gjërë të kontrabandimit të imigrantëve”.

Sipas policisë, ky rrjet i kontrabandimit ka punuar kryesisht me imigrantët kinezë, që arrinin nga Pekini në Beograd, nëpërmjet Moskës dhe pastaj dërgoheshin në Greqi.

Grupi, poashtu, u ka ndihmuar personave nga Shqipëria dhe Kosova, për hyrje ilegale në Greqi.
XS
SM
MD
LG