Ndërlidhjet

Indonezi: Sulmuesit – të ndërlidhur me al-Kaidën


Policia e Indonezisë njoftoi sot se e ka identifikuar njërin nga dy sulmuesit vetëvrasës me bombë, kundër hoteleve në kryeqytetin Xhakarta, por nuk e ka publikuar emrin e tij.

Zëdhënësi i policisë kombëtare, Nanan Soekarna, u tha gazetarëve se “trupi tjetër ende është në procesin e identifikimit”.

Sipas tij, sulmuesit vetëvrasës me bombë ishin anëtarë të grupit rajonal terrorist, Xhama Islamija, që është i ndërlidhur me al-Kaidën.

Në sulmet kundër hoteleve luksoze në qendër të Xhakartës, të premten, janë vrarë së paku tetë vetë, përfshirë edhe dy sulmuesit vetëvrasës me bomba.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG