Ndërlidhjet

SHBA: Shënohet 40 vjetori i ecjes në Hënë


Sot u mbushën 40 vjet, kur astronautët amerikanë, Nil Armstrong dhe Baz Oldrin, ecën në Hënë.

Kjo datë sot në Shtetet e Bashkuara shënohet si ditë historike, ndërsa presidenti Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë, takohet me ekuipazhin e anijes kozmike, Apollo 11.

“Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin”, pati thënë astronauti Nil Armstrogn, derisa ecte në Hënë më 20 korrik të vitit 1969.

Vlerësohet se afro 500 milionë njerëz në Tokë e patën ndjekur këtë ngjarje në radio dhe televizion.

Astronauti Oldrin thekson se duhet të vazhdohet me kërkime të tjera në gjithësi:

“Mënyra më e mirë për t’i nderuar dhe përkujtuar të gjithë ata, që ishin pjesë e programit Apollo, është që të shkojnë gjurmëve tona, që përsëri të shkojnë në mision të mëdha të kërkimit. Nëse liderët tanë janë të mençur sot, siç ishte presidenti Kenedi në kohën tonë, një program vizionar i gjithësisë, përsëri do të na inspiroj për të arritura të mëdha”, tha mbrëmë Baz Oldriun, në një fjalim në Uashington.
XS
SM
MD
LG