Ndërlidhjet

Iran: U lirua punonjësi i Ambasadës britanike


Irani e ka liruar të punësuarin iranian në Ambasadën britanike në Teheran, tri javë pas arrestimit, në bazë të akuzave për nxitje të trazirave, pas zgjedhjeve presidenciale më 12 qershor.

Nga Ambasada britanike u njoftua se për lirimin e tij është paguar depoziti prej 100 mijë dollarësh.

I arrestuari Hosein Rasam ishte iraniani i fundit prej nëntë punonjësve të Ambasadës, që ende mbahej në burg.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Miliband, e përshëndeti lirimin e zotit Rasami, por tha se arrestimi i tij ishte i pabazë.

Britania i ka hedhur poshtë akuzat e Iranit se personeli i Ambasadës së saj në Teheran ishte i përfshirë në nxitjen e demonstratave masive lidhur me zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG