Ndërlidhjet

Iran: Akuzohet sërish Perëndimi


Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, ka akuzuar sërish shtetet perëndimore për ndezjen e krizës pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Në një fjalim drejtuar zyrtarëve të lartë iranianë, Hamnei refuzoi mohimet e vendeve perëndimore për përzierje në punët e brendshme të Iranit dhe i cilësoi ato si shenjë “turpi”.

Kohë më parë, ish-presidenti i Iranit, Mohamad Katami, bëri thirrje që të zgjidhet kriza politike e këtij vendi përmes një referendumi kombëtar mbi legjitimitetin e qeverisë.

Mbështetësit e opozitës kishin mbajtur protesa masive për shkak të rizgjedhjes për president të Mahmud Ahmedinexhadit më 12 qershor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG