Ndërlidhjet

SHBA: Të rishikohet burgu Bagram në Afganistan


Një inspektim ushtarak i Shteteve të Bashkuara ka bërë thirrje për rishikimin e brugut Bagram në Afganistan, të administruar nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimeve në radhët e zyrtarëve amerikanë për abuzime dhe forcimin e talibanëve përmes rekrutimit të militantëve brenda burgjeve.

E përditshmja amerikane Nju Jork Tajms njofton për dërgimin e një mesazhi drejtuar shefave të shërbimit ushtarak nga shefi i shtabit të përgjithshëm, admirali Majk Mullen, me të cilin ritheksohet rëndësia për trajtim të drejtë për të gjithë të burgosurit.

Burgu Bagram, që gjendet në një bazë ajrore në Kabul, shërben si bazë ku mbahen të burgosur të dyshuarit për terrorizëm që janë kapur jashtë Afganistanit dhe Irakut.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG