Ndërlidhjet

Medvedev: Situata në Kaukaz- shumë e vështirë


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se situata e sigurisë në republikat ruse në Kaukazin Verior mbetet shumë e vështirë pavarësisht përpjekjeve për stabilizimin e këtij rajoni.

Duke iu drejtuar zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe të sigurisë, Medvedev tha se sulmet e fundit në Ingusheti, Dagestan dhe Çeçeni, kanë treguar se “situata në Kaukazin Verior mbetet shumë komplekse, pavarësisht hapave të shumtë që janë ndërmarrë për të lehtësuar problemet”.

Sulmet mbi personelin federal rus për forcimin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë janë bërë pothuaj gjëra rutinore në Kaukazin Verior.

Lideri i Ingushetisë, Junus-Bek Jevkurov, ishte plagosur rëndë muajin e kaluar gjatë një tentimi për vrasje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG