Ndërlidhjet

Mumbai: I akuzuari pranon fajin


I vetmi i mbijetuar nga sulmi terrorist i vitit të kaluar në Mumbai ka ndryshuar kërkesën e tij për pafajësi në kërkesë për “fajësi”.

I akuzuari, Ajmal Kasab, gjatë gjykimit të tij në një gjykatë speciale në burg tha se është fajtor “për krimet e tij”.

Më parë, Kasab kishte kërkuar që të shpallet i pafajshëm ndaj 86 akuzave kundër tij, përfshirë edhe ato për vrasje dhe zhvillimin e luftës kundër Indisë.

Më shumë se 160 njerëz ishin vrarë dhe rreth 300 ishin plagosur kur një person i armatosur sulmoi disa objekte në Mumbai, përfshirë hotele, stacionin kryesor hekurudhor dhe një qendër të hebrejëve, në nëntor të vitit 2008.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG