Ndërlidhjet

De Hop Shefer dërgohet në spital


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, është dërguar në një spital në Bruksel pasi pësoi një trombozë arteriale.

Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturai, tha se Shefer ka pasur një bllokadë të vogël në një arterie e cila tani është liruar, por se do të mbetet të vëzhgimin e mjekëve edhe për disa ditë.

Pasardhës i Jap De Hop Sheferit, mandati i të cilit si shef i Aleancës Veri-atlantike përfundon në fund të këtij muaji, është ish-kryeministri i Danimarkës, Anders Fog Rasmusen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG