Ndërlidhjet

Klinton: SHBA ndihmojnë aleatët lidhur me Iranin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se nëse Irani nuk tërhiqet nga programi i tij bërthamor, atëherë Shtetet e Bashkuara, janë të gatshme që t’i “përmirësojnë mbrojtjet” e aleatëve amerikanë në rajon.

Gjatë vizitës në Tajlandë, zonja Klinton, sot poashtu, tha se Shtetet e Bashkuara, “ende e mbajnë të hapur derën” për bisedime atomike me Iranin, por theksoi se kjo ofertë nuk është e përhershme.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, besojnë se Irani po synon të zhvilloj armatim atomik, ndërsa Teherani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor dhe i ka refuzuar kërkesat e Kombeve të Bashkuara për pezullimin e punëve të ndjeshme atomike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG