Ndërlidhjet

Obama: 2011 - tërhiqemi nga Iraku


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara, me gjithë dhunën në Irak, do të tërheqin nga ky vend ushtarët e vet deri në fund të vitit 2011.

Këto komente, presidenti Obama i bëri pas takimit në Uashington me kryeministrin e Irakut, Nuri Al Maliki.

Obama ka thënë se tërheqja e ushtarëve amerikanë “do të dërgojë porosi të qartë se Shtetet e Bashkuara do t'i përmbushin obligimet ndaj popullit të Irakut”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG