Ndërlidhjet

Jemen: 12 të vrarë gjatë protestave


Së paku 12 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve ndërmjet forcave qeveritare dhe aktivistëve të armatosur në një tubim të separatistëve në jug të Jemenit.

Demonstrata në Xhinzibar, 50 kilometra në lindje të portit jugor Aden, u organizua nga Tarek Al Fadli, ithtar i ndarjes së pjesës jugore të Jemenit nga ajo veriore.

Dëshmitarët thanë se ushtarët kanë përdorur armët për t'i shpërndarë protestuesit.

Gjatë muajve të fundit ka pasur përleshje sporadike ndërmjet forcave policore dhe protestuesve në jug të Jemenit.

Që nga fillimi i këtyre protestave në muajin prill, njoftohet se janë vrarë të paktën 36 njerëz.
XS
SM
MD
LG