Ndërlidhjet

Ferrari: Mesa në gjendje stabile shëndetësore


Një ditë pas përplasjes jashtëzakonisht të rrezikshme, në kualifikime për garën e Formulës 1 në Hungari, automobilisti Felipe Mesa, është në gjendje shëndetësore “sabile”, ka njoftuar Ferrari.

Drejtori i ekipit, Stefano Domenikali, u tha reporterëve nga spitali AEK në Budapest të Hungarisë, se automobilisti brazilian, 28 vjeçar, “gjatë natës nuk ka pasur komplikime”.

Sipas tij, priten edhe analiza të tjera mjekësore.

Aksidenti ndodhi dje kur Felipe Mesa, anëtar i ekipit Ferrari, e ngiste makinën e tij me shpejtësi prej 190 kilometrash në orë, gjatë kualifikimeve për Grand Pri në Hungari.

Autoritetet e spitalit thanë se lëndimet e zotit Mesa ishin kërcënuese për jetën e tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG