Ndërlidhjet

Medvedev: Kritika NATO-s për Gjeorgjinë, Ukrainën


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, thotë se NATO-ja, në realitet, nuk është e gatshme t’i absorboj Gjeorgjinë dhe Ukrainën, si anëtarë të aleancës.

Në komentet e tij të sotme në televizionin e Rusisë, zoti Medvedev, tha se NATO-s nuk i nevojitet Gjeorgjia me “problemet e veta të shumta” dhe duhet t’i merr parasysh opinionet e qytetarëve të zakonshëm ukrainas, shumica prej të cilëve e kundërshton anëtarësimin në NATO.

Sipas tij, aleanca veriatlantike ka filluar ta kuptoj se Gjeorgjia dhe Ukraina nuk duhet të “tërhiqen” për anëtarësim.

Gjatë vizitës së tij në Ukrainë dhe Gjeorgji, këtë javë, zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden, ka premtuar mbështetje për përpjekjet e këtyre dy vendeve për t’u larguar lirisht nga ndikimi rus dhe për anëtarësim në aleancë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG