Ndërlidhjet

Obama: Kina - e rëndësishme për SHBA-të


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se raportet e Shteteve të Bashkuara me Kinën janë “shumë të rëndësishme” dhe do të formësojnë shekullin e 21.

Duke folur në hapje të bisedimeve të nivelit të lartë ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit, Obama tha se interes i përbashkët i të dyja vendeve është ndalimi i përhapjes së armatimit bërthamor.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan veçoi Korenë Veriore dhe Iranin, për të cilat besohet se po zhvillojnë armë bërthamore.

Obama poashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në krijimin e një drafti për ndryshimet klimatike dhe në hartimin e një plani për rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Presidenti i SHBA-së i bëri thirrje Kinës të respektoj të drejtat e minoriteteve etnike dhe religjioze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG