Ndërlidhjet

Serbia kërkon Mlladiqin me ndërkombëtarët


Zyrtarë të Serbisë thanë se Beogradi po bashkëpunon me agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës në kërkim të Ratko Mlladiqit.

Ministri në qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha se “po rriten gjasat” për kapjen e ish-komandantit serb në Bosnjë.

Mlladiq akuzohet nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe masakrimin e dhjetra mijëra myslimanëve të Bosnjes gjatë luftës më 1992-1995.

Lajiq tha sot se agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës nuk janë drejtpërdrejt të përfshira në kërkimet për të arratisurit më të kërkuar në Evropë, por se kryesisht furnizojnë me informacione autoritetet serbe.


XS
SM
MD
LG