Ndërlidhjet

Iran: Kërkohet vendimi për të arrestuarit


Kreu i gjyqësorit në Iran, Ajatollah Mahmud Hashemi Sharudi, ka urdhëruar zyrtarët që, brenda një jave, të vendosin për fatin e protestuesve të arrestuar në trazirat pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Zëdhënësi i Sharudit, Ali Reza Xhamshidi, njoftoi se kreu i gjyqësorit iranian ka urdhëruar që të lirohen të gjithë të burgosurit, të cilët nuk kanë kryer “krime serioze”.

Ai tha se Sharudi u ka kërkuar zyrtarëve të drejtësisë që të hetojnë se a janë shkelur të drejtat e të burgosurve gjatë qëndrimit të tyre nëpër burgje.

Xhamshidi tha se rreth 300 protestues vazhdojnë të jenë të burgosur për shkak të ngjarjeve paszgjdhore në Iran.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG