Ndërlidhjet

SHBA: Në mesin e të arrestuarve dhe një kosovar


Shtatë veta, në mesin e të cilëve 6 janë amerikanë, janë arrestuar në Karolinën Veriore, të akuzuar për konspiracion për “angazhim në xhihadin e dhunshëm”, ka njoftuar Departamenti amerikan i drejtësisë.

Të gjithë ata ballafaqohen me akuza, që përfshijnë edhe konspiracion për ndihmë materiale për terroristët, konspiracion për vrasje, për rrëmbim dhe për sulme.

Në mesin e të akuzuarve është edhe 24 vjeçari Hysen Sherifi, me origjinë nga Kosova, i cili ka qëndrim të përhershëm dhe të rregullt në Shtetet e Bashkuara. Ai është i vetmi prej shtatë të akuzuarve, që nuk është shtetas amerikan.

Të akuzuarit e tjerë janë Daniel Bojd dhe dy djemtë e tij, Zakarija dhe Dilan, pastaj Anes Subashiq, Muhamed Omar Ali Hasan dhe Zijad Jaghi. Të gjithë ata ishin të moshës ndërmjet 20 e 39 vjeçare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG