Ndërlidhjet

Afganistan: Shqetësime për sigurinë në zgjedhje


Emisari i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin është shprehur i shqetësuar në lidhje me pengesat eventuale që mund të shkaktohen nga një valë sulmesh të militantëve talibanë në zgjedhjet presidenciale në muajin e ardhshëm.

Kreu i misionit asistues të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide, tha se është i shqetësuar se pasiguria mund të mbajë afganët larg kutive të votimit në zgjedhjet e dyta presidenicale në Afganistan më 20 gusht.

Komentet e Aides erdhën pas plagosjes së menaxherit për fushatën zgjedhore të kandidatit, Abdullah Abdullah, dhe vrasjes së vozitësit të tij gjatë sulmit të veturës, në të cilin gjendeshin të dy.

Të dielën, një mik i presidentit në detyrë, Hamid Karzai, i shpëtoi një sulmi të militantëve, ndërsa të hënën, rebelët hapën zjarr në një tubim zgjedhor të kandidatit Abdullah në krahinën lindore të Nangarharit, duke plagosur një person.

Këto incidente janë të shoqëruar me një rritje të sulmeve të talibanëve mbi objektet e sigurisë dhe ato të qeverisë.

Njoftohet se tetë nga rojet e një kompanie private të sigurisë afgane u vranë në një shpërthim bombe në krahinën jugore Helmand.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG