Ndërlidhjet

Tiranë: Asambleja e PS - dy rezoluta


Në orët e mesditës ka filluar punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste për të zyrtarizuar qëndrimin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Asamblesë i janë paraqitur dy rezoluta. E para, artikulon qëndrimet e mbështetësve të Edi Ramës dhe thotë se Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit, por kërkon realizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Në këtë rezolutë vihet në pah se zgjedhjet e 28 qershorit nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtare, se rezultati i tyre është i “papranueshëm dhe i manipuluar”.
Rezoluta e dytë që manifeston qëndrimin e Arben Malajt, Ben Blushit dhe mbështetësve të tyre pohon se zgjedhjet kishin defekte, por ato duhen pranuar. Rezoluta e dytë kërkon që PS të “njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe të analizoj thellë shkaqet e humbjes”

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG