Ndërlidhjet

Itali: Kërkohet samit i BE-së për Ballkanin


Franko Fratini
Franko Fratini

Italia fuqishëm i mbështet proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, thotë ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini.


Italia kërkon organizimin e samitit të shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët, së bashku me Shtetet e Bashkuara, do të jepnin nxitje konkrete dhe të qartë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në BE, tha ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini.

“Italia fuqishëm mbështet proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Italia ishte i vetmi vend nga ‘pjesa perëndimore’, ndër anëtarët e BE-së, që me shkrim ka insistuar që për qytetarët e rajonit të hiqet regjimi i vizave”, i tha zoti Fratini gazetës beogradase, Veçernje Novosti.

Duke u shprehur për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë, prej fillimit të vitit të ardhshëm, ministri italian, Fratini, theksoi se BE-ja i vazhdon bisedimet me autoritetet në Beograd, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për dhënien e pasaportave për serbët, që jetojnë në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG