Ndërlidhjet

Moldavi: Udhëheqin partitë pro-perëndimore


Rezultatet e para nga zgjedhjet parlamentare në Moldavi tregojnë se partitë pro perëndimore kanë fituar vota të nevojshme për të rrëzuar nga pushteti partinë komuniste.

Nga 97 % e votave të numëruara, katër partitë opozitare kanë fituar 50.7% të votave, ndërsa partia në pushtet 45%.

Komunistët fituan në zgjedhjet e fundit më 5 prill, mirëpo ky rezultat shkaktoi protesta të dhunshme nga të rinjtë, të cilët bastisen zyrat e presidentit dhe ndërtesën e Parlamentit.
XS
SM
MD
LG