Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët duan bojkotimin elektoral


Talibanët u kanë kërkuar afganëve të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit në Afganistan, dhe në vend të kësaj, të kapin armët për xhihad, apo luftën e shenjtë “për të liruar shtetin e pushtuar”.

Talibanët urdhëruan luftëtarët e vet që të bllokojnë të gjitha rrugët në mbrëmjen para mbajtjes së zgjedhjeve dhe të qëllojnë “qendrat e armiqëve” për t’i penguar votuesit që të hedhin votën.

Më shumë se 90 mijë trupa ndërkombëtare janë të vendosura në Afganistan, ndërsa me mijëra trupa amerikane, britanike, kanadeze dhe afgane kanë marrë pjesë në operacionet e fundit për krijimin e një ambienti më të sigurtë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG