Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata deklarohet për Musharafin


Gjykata Supreme e Pakistanit ka vendosur që vendimi i ish-presidentit të këtij vendi, Pervez Musharaf, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 2007 ishte antikushtetues dhe ilegal.

Musharaf, i cili erdhi në pushtet përmes një grusht-shteti në vitin 1999, dha dorëheqje nga posti i presidentit një vit më parë.

Ish-presidenti pakistanez aktualisht jeton në Britani.

Vendimi i gjykatës vjen pas pothuaj dy viteve, kur Musharaf spastroi gjyqësorin dhe pezulloi kushetutën për t’i siguruar vetës një mandat të dytë si president.

Bazuar në kushtetutën e Pakistanit, çfarëdo akuze për tradhëti ndaj Musharafit do të duhej të vinte nga parlamenti.

Ndërkohë, veprimet e ish-presidentit pakistanez ishin miratuar nga parlamenti i kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG