Ndërlidhjet

Rasmusen: Synoj reduktim të KFOR-it në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në ditën e parë të punës, tha se synon reduktimin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.

- Për Kosovën, qëllimi im është i qartë: deri në fund të mandatit tim, dëshiroj ta shoh KFOR-in e reduktuar në një forcë të vogël të reagimit, ose dalje të gjithë së bashku”, tha sot zoti Rasmusen, në një konferencë për gazetarë në Bruksel.

Duke folur për Afganistanin, ku sipas raporteve, trupat e jashtme po ballafaqohen me periudhën më vdekjeprurëse, prej vitit 2001, sekretari i ri i përgjithshëm theksoi se synim afatgjatë duhet të jetë lëvizja drejt transferit të përgjegjësive për siguri tek afganët.

Lidhur me Rusinë ai theksoi se “NATO-ja duhet të zhvilloj partneritet të vërtetë strategjik me Rusinë”.

Ai foli edhe për sfidat e tjera, që e presin gjatë mandatit të tij.

Në këtë post, zoti Rasmusen e zëvendësoi sekretarin e deritashëm, Jap de Hop Shefer.
XS
SM
MD
LG