Ndërlidhjet

Australi: Parandalohet sulm në bazën ushtarake


Policia e Australisë tha se ka parandaluar një komplot për sulm vetëvrasës në një bazë ushtarake dhe ka arestuar katër persona të dyshuar për lidhje me një grup islamist nga Somalia.

Rreth 400 oficerë policie morën pjesë në bastisjet në pronat në Melburn, qytetin e dytë për nga madhësia.

Katër të arrestuarit janë shtetas të Australisë me origjinë nga Somalia apo Libani.

Kryeministri i Australisë, Kevin Rud, tha se komploti përkujtoi se vendi ende është në shënjestër të grupeve ekstremiste, për shkak se ka dërguar trupa në fushatat ushtarake në Irak dhe në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG