Ndërlidhjet

Irak: Grupi ekstremist heq dorë nga dhuna



Një grup ekstremist shiit, i cili besohet se qëndron prapa vrasjes së pesë ushtarëve amerikanë dhe rrëmbimit të pesë shtetasve britanikë, është pajtuar të dorëzojë armët dhe të heqë dorë nga dhuna, ka bërë të ditur një këshilltar në Qeverinë e Irakut.

Marrëveshja është arritur në mes të kryeministrit Nuri Al-Maliki dhe përfaqësuesve të Asaib al-Hakit, që ndryshe quhet Lidhja e të Drejtëve, një grup i cili sipas Shteteve të Bashkuara gëzon përkrahjen e Iranit.

Një përfaqësues i qeverisë ka thënë se ky grup ka premtuar se do të dorëzojë armët dhe se do të përfshihet në proceset politike.

Al-Maliki, ndërkaq, thuhet se ka premtuar të kërkojë lirimin e të arrestuarve që po mbahen në burgjet amerikane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG