Ndërlidhjet

Ushtarët rusë rrisin vigjilencën në Oseti


Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se është rritur gjendja e gatishmërisë në radhët e ushtarëve rusë në Osetinë Jugore, për shkak të tensioneve ekzistuese në kufi me Gjeorgjinë.

Agjencia e lajmeve AP citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme ruse, Andrej Nesterenko, të ketë thënë se ky veprim është bërë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës në këtë rajon.

Ditëve të fundit, zyrtarët e Gjeorgjisë dhe të Osetisë Jugore kanë shkëmbyer akuza për të shtëna ndër-kufitare.

Tbilisi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për provokime në rajon.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG