Ndërlidhjet

Hillari Kllinton në Somali


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Kllinton, vazhdon turneun në Afrikë. Ndalesa e radhës është Somalia, me ç’ rast do të takohet me presidentin e këtij vendi, Ahmed Sherif, ku edhe pritet të rikonfirmohet mbështetja e Uashingtonit për Qeverinë somaleze në luftë kundër militantëve islamikë.

Kllinton dhe Ahmed pritet të bisedojnë për mundësinë se si mundet bota të ndihmojë stabilizimin e vendeve të Afrikës, pasi agjencitë perëndimore të sigurisë thonë se këto vende janë strehë për militantët.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar ndihmë ushtarake Somalisë për të luftuar kryengritësit, përfshirë edhe anëtarët e grupit Al Shaba, të cilët Uashingtoni i akuzon se kanë lidhje me Al Kaidën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG