Bashkimi Evropian ka dënuar varjet e fundit të 24 njerëzve në Iran.
Presidenca suedeze e BE-së tha se është e shqetësuar rreth "shkallës së lartë të zbatimit të dënimit me vdekje në Iran", përfshirë varjen kolektive të 24 trafikantëve të drogës më 30 korrik.
BE-ja u bëri thirrje autoriteteve të Iranit që "ta heqin dënimin me vdekje krejtësisht dhe ndërkohë të vendosin moratorium për ekzekutimet".
Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, në vitin 2008, Irani ka ekzekutuar 246 njerëz, duke u radhitur i dyti pas Kinës.