Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Të lirohet Aung San Su Kji


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka kërkuar nga pushteti ushtarak në Mianmar, që t’i liroj të burgosurit politikë, përfshirë edhe lideren e demokracisë, Aung San Su Kji.

Kjo thirrje e zotit Ban u bë një javë para se një gjykatë të vendosë për fatin e zonjës Su Kji, e cila mbahet e arrestuar.

Lideres së demokracisë, Su Kji, e cila 14 prej 20 viteve të fundit ishte nën arrest shtëpiak, aktualisht i kërcënohet rreziku, që të dënohet deri në pesë vite burg, nëse shpallet fajtore, lidhur me akuzat që dalin nga një incident, kur një amerikan e notoi liqenin dhe i paftuar arriti në shtëpinë e saj, në maj të këtij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG