Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet kreu i talibanëve


Autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe të Pakistanit janë duke hetuar raportet që thonë së është vrarë kreu i talibanëve në Pakistan, Bajtullah Mehsud, gjatë një sulmi me raketa nga ana e ushtrisë amerikane, që ndodhi në jug të këtij vendi.

Vdekja e Mehsud do të jetë një nxitje e madhe për Pakistanin dhe përpjekjet amerikane për të shkatërruar talibanët dhe Al Kaidën.

Një zyrtar pakistanez ka thënë se raportet mbi vdekjen e Mehsudit bazohen nga disa komunikime të kapura. Megjithatë, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Athar Abas, tha se njoftimet rreth vdekjes së kreut të talibanëve në Pakistan janë ende të pakonfirmuara.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu thotë se është duke i shqyrtuar raportet.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve DPA citon një burim të talibanëve të ketë thënë se Mehsud është i vdekur.
XS
SM
MD
LG