Ndërlidhjet

Tensione të reja në 1 vjetorin e luftës


Gjeorgjia dhe Rusia sot e shënojnë njëvjetorin e luftës.

Ceremoni përkujtuese u mbajtën gjatë ditës së sotme në tërë Gjeorgjinë dhe Osetinë e Jugut, rajonit separatist, i cili ishte në zemër të konfliktit pesë ditësh të gushtit të kaluar.

Në Moskë, presidenti rus Dmitri Medvedev insistoi se vetë ai ka qenë njeriu, i cili i kishte marrë të gjitha vendimet për t'i dërguar forcat ruse në luftë kundër Gjeorgjisë.

Nesër, Medvedev pritet të vizitojë Osetinë e Jugut.

Ndërkohë, presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili tha se Rusia ka pësuar "humbje të plotë diplomatike" që nga konflikti. Ai tha se Gjeorgjia mbetet në rrugën për të hyrë në NATO dhe për të farkuar lidhje më të ngushta me Evropën.

Përvjetori i luftës pasoi një javë me tensione të shtuara rreth Osetisë së Jugut, dhe akuza të ndërsjella nga të dyja palët për "provokime".
XS
SM
MD
LG